LAJME

Policia identifikon dy të dyshuarit në incidentin me granatë dore në veri

Policia identifikon dy të dyshuarit në incidentin me granatë dore në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Janar 2024, 19:54

Policia e Kosovës ka thënë se i ka identifikuar dy personat e përfshirë në incidentin me granatë dore në orët e vona të së hënës në Mitrovicë të Veriut.

Si pasojë e shpërthimit të granatës janë lënduar dy persona, njëri rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Në këtë incident janë dëmtuar edhe shtatë vetura.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se dy personat e identifikuar janë kërkuar nëpër shtëpitë e tyre për intervistim, por nuk janë gjetur në to.

“Mbrëmë rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granate dore te hoteli Bisevac ne rr. Knjaz Millosh Mitrovicë Veri, ndërsa si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore relevante si dhe Prokurori i rastit ishin në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin. Njësiti i Hetimeve Rajonale Mitrovica Veri ka vazhduar punën sot me intensitet të shtuar dhe tashmë i ka identifikuar 2 persona të cilët janë persona me interes për intervistim. Të njëjtit i kemi kërku edhe në shtëpitë e tyre por nuk janë aty. Besohet se ky konflikt ka qenë pasojë e problemeve të mëhershme në mes të këtyre personave!”, tha Elshani./Reporteri.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika