Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se dje, me datë 25.05.2024, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferët duke drejtuar mjetin me shpejtësi 102 km/h.
Të njëjtëve iu është shqiptuar gjoba 300€, 3 pikë negative dhe iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për periudhë kohore prej 6 muajsh.






