- Reklama -

Policia godet sërish “në shenjë”, parandalon kontrabandimin e duhanit në kufi

Policia e Kosovës përveç garantimit të sigurisë së përgjithshme dhe ruajtjes së rendit publik, angazhime aktive operative ka treguar në aspektin e menaxhimit dhe kontrollit të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Gjatë 24 orëve të kaluara njësitet e Policisë Kufitare të Kosovës kanë realizuar disa operacione policore në funksion të parandalimit të kontrabandës me mallra dhe kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror.

- Reklama -

Me datë 29.10.2023, rreth orës 09:10 në fshatin Mjak, Policia kufitare, konkretisht Njësiti TASK FORCË-Lindja, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës gjatë realizimit të detyrave të vëzhgimit kanë vërejtur një automjet duke hyrë nga territori i Republikës së Maqedonisë-veri në territorin e Republikës së Kosovës.

Automjeti i tipit Renault është ndaluar nga Policia dhe gjatë kontrollit është gjetur sasi e kontrabanduar e mallit ( duhan) si në vijim:

Duhan i papërpunum 8 thas me nga 10 kg,

Duhan i llojit Malboro 250 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Sobrani 250 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Oriental 75 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Davidov 225 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Slims 25 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Virginia 100 pako x 0.5 kg.

Sipas vlerësimeve fillestare nga kompetentët mbi 440 kilogram duhan sa janë sekuestruar kap me vlerën e tregut rreth 7 mijë euro dhe rreth 19 mijë euro shmangie nga akciza.

Një person i dyshuar është intervistuar, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti në procedure të rregullt për “kontrabandë me mallra”, përderisa malli i kontrabanduar dërgohet në doganë për procedura të mëtejme ligjore.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar në procedure të rregullt si “kalim i paautorizuar i vendkalimeve apo vijës kufitare”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş