Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, stacioni policor në Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit.
Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar dy perona ,ku njëri është nga republika e Shqipërisë dhe tjetri është shtetas i republikës se Kosovës me banim në Prizren e të cilët janë:
· LK e lindur me 1951 f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmosh në Rr. “Ekrem Rexha” në Prizren.
· S.K e lindur me 1983 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar lëmosh në Qendrën Tregtare “Galeria” në Prizren.
Personat janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku janë ndërmarr të gjitha veprime ligjore. Me vendim të lëshuar nga Drejtoria për Migrim, L.K është deportuar në Republikën e Shqipërisë. Ndërsa ndaj S K, i është shqiptuar gjoba me vlerë prej 200 euro.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetaret për bashkëpunim të mirë me policin me qellim të parandalimit të kësaj dukurie, po ashtu apelojmë që saherë i hasin lypsarët në rruge, sheshe dhe qendra tregtare, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 dhe 112, thuhet në njoftim.