LAJME

Policia gjobit 883 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia gjobit 883 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Maj 2021, 09:48

Qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore si dhe Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë duke u gjobitur në vazhdimësi nga Policia e Kosovës.

Për 24 orë janë shqiptuar 883 tiketa ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave për Ligjin e Pandemisë.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika