Gjatë një kontrolli në stacionin e pushimit në Leipheim, policia ka gjetur dhjetë pasagjerë në një autobus kosovar të cilët nuk kishin leje qëndrimi.Ndaj të gjithë të përmendurve është iniciuar procedimi penal, shkruan dpa.de.Pas konsultimit me zyrën e prokurorit publik, nga shtatë udhëtarët u mblodhën depozita sigurie me shuma të ndryshme, secila në lartësi treshifrore, transmeton albinfo.ch.
Gjashtë nga të akuzuarit – katër shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas shqiptarë – sipas policisë, kishin shkelur të drejtën e qëndrimit të shkurtër në Gjermani.Si pjesë e të ashtuquajturit privilegj turistik, si shtetas të vendeve të treta, atyre do t’u lejohej të qëndronin në zonën Shengen jo më shumë se 90 ditë pas hyrjes në vend, përcjell albinfo.ch.





