Policia federale gjermane organizoi bastisje të enjten në shtëpitë e 15 anëtarëve dhe mbështetësve të Hamasit në Berlin dhe tre shtete të tjera në veri dhe lindje të vendit, thanë zyrtarët e sigurisë kombëtare atje, raporton Skynews.
Urdhrat e bastisjes u ekzekutuan gjithashtu në pronat e lidhura me organizatën e sapondaluar pro-palestineze Samidoun në një goditje ndaj grupeve islamike që autoritetet besojnë se janë një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Gjermani pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, deklaroi Ministria e Brendshme, thuhet në një njoftim për shtyp.





