Policia ka gjetur sërish armë e municion dhe mjete të tjera ilegale në veri të vendit.
Policia ka thënë se aksioni u realizua me ndihmën që u dhanë qytetarët me informacionet që i ofruan.
Policët kanë bastisur më pas një shtëpi të braktisur në lagjen Bërxhane, Mitrovicë.
Aty janë gjetur dhe sekuestruar:
• Një karikator të zbrazet për arme te gjate;
• Një bajonet;
• Shishe plastike e mbushur me saqme;
• Kapsula për fishek;
• Sasi e barutit;
• Një rryp brezi ushtarak;
• Një mine kunder këmbësorik;
• Pjese per mbushje te fishekëve;
• Detonator për mine;
• Targa te automjetit te ish Milicisë
• Tre fishek te armës se gjuetisë;
• Trembëdhjetë (13) fishek te kalibrave te ndryshëm;
• Dy (2) fishek te kalibrit 12.7 mm;
• Dy (2) fishek te kalibrit 20 mm
• Dy (2) gëzhoja te kalibrit 12.7 mm;
• Një xhakete ushtarake dimerore;
• Një palë doreza ushtarake;
• Katër këmisha te Policisë se Serbisë.
Pasi që është hasur material i rrezikshëm eksplodues në vendngjarje kanë dalë edhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksploduese (NJTME), të cilët kanë tërhequr sasinë e barutit, fishekët e kalibrit 12.7 mm si dhe 20 mm e po ashtu edhe minën kundër këmbësoria me detonatorin.
