Operatori i dyshuar i këtij lokali, një kosovar 34-vjeçar ndodhej gjithashtu në vendin ku u zhvillua inspektimi
Në Oensingen të Zvicrës, policia e kantonit të Solothurnit ka kontrolluar një pronë të premten në mbrëmje nën dyshimin se aty zhvillohen lojëra të paligjshme të fatit. Ajo ka kapur me këtë rast disa njerëz duke luajtur bixhoz si dhe ka konfiskuar para dhe gjësende të vjedhura, shkruan Aaagauer Zeitung.
Gjatë inspektimit, janë sekuestruar disa dhjetëra mijë franga si dhe një armë dhe pasuri të dyshuara me prejardhje kriminale, transmeton albinfo.ch. Janë kontrolluar të gjithë njerëzit e pranishëm.





