Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Leposaviq ka arrestur një rus, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:52 në Zërnosek, Leposaviq
“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Ndryshe, të gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka dërguar automjete të blinduara në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë tek sa kanë deklaruar se dërgimi i automjeteve të blinduara është bërë për çështje të sigurisë.