LAJME

​Policia fton qytetarët e komuniteteve pakicë që të bëhen pjesë e saj

​Policia fton qytetarët e komuniteteve pakicë që të bëhen pjesë e saj
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Janar 2023, 19:05

Policia e Kosovës vazhdon me kampanja sensibilizuese për konkursin e hapur për komunitetet pakicë.

Policia përmes video mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, vazhdon t’i inkurajojë dhe ftojë qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.

Policia nëpërmjet një postimi të cilit ia ka bashkangjitur edhe një video, thekson se këtë kampanjë e kanë përkrahur dhe mbështetur edhe personalitete të larta nga institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika