LAJME

Policia flet për shkuarjen e Specialëve në Mitrovicë: Është aktivitet i zakonshëm

Policia flet për shkuarjen e Specialëve në Mitrovicë: Është aktivitet i zakonshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Mars 2022, 10:18

Policia e Kosovës ka folur për disa pamje që janë publikuar sot të Njësive Speciale që kanë marrë rrugën drejt Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se lëvizjet në fjalë janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar”, tha ai.

“Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, ka thënë Kelani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika