Policia e Kosovës në Rajonin e Prizreni, ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1410 gjoba për 11 ditë për kundërvajtësit në trafik, në kuadër të Planit Operative “Tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet e palejuara”.
Në raport thuhet se nga data 09.02.2023 deri me date 20.02.2023 nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor Prizren ka pas një aktivitet të shtuar me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve në trafik, aktivitetet janë kryer në kuadër të Planit Operative “Tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet e palejuara”.
Me qëllim që të krijohet rend dhe rregull në trafik policia ka patrulluar në zonën e përgjegjësisë dhe kanë mbajt pika të shumta të kontrollit në realizimin e planit operativë.






