LAJME

Policia e Shtetit arreston 28-vjeçarin, i cili po kërkohej nga Gjykata e Prizrenit për vjedhje të rëndë

Policia e Shtetit arreston 28-vjeçarin, i cili po kërkohej nga Gjykata e Prizrenit për vjedhje të rëndë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Maj 2025, 20:55

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin K.H., 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë të Lezhës.

Sipas njoftimit të Policisë shqiptare, 28-vjeçari është kapur dhe vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës.

Bëhet e ditur se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet kosovare vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika