LAJME

Policia e Prizrenit kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për ngacmim seksual

Policia e Prizrenit kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për ngacmim seksual
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Janar 2024, 13:52

Policia në Prizren po kërkonë ndihmë për kapjen e një personi që po dyshohet për ngacmim seksual në Prizren. Policia e Prokuroria kërkojnë ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Sipas Policisë, i dyshuari më datë 29 nëntor 2023 rreth orës 00:00 në “Rrugën e Shkronjave” në ashensorin e një ndërtese ka kryer veprën “Ngacmim seksual”.Qytetarët që kanë informata rreth të dyshuarit ftohen të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192 apo në cilindo stacion të Policisë në Kosovë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika