LAJME

Policia e Kosovës shpall konkurs për pranimin e 350 zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës shpall konkurs për pranimin e 350 zyrtarëve policorë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2025, 09:02

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë.

Sipas një njoftimi të policisë, 350 pozita janë të lira.

Konkursi do të jetë i hapur nga data sot deri me datën 07 korrik.

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere: a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar; c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm; d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale; e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale; f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit; g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika