LAJME

Policia e Kosovës shënon 27-vjetorin e themelimit

Policia e Kosovës shënon 27-vjetorin e themelimit
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Shtator 2026, 12:14

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999.

Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi.

Gjatë këtyre 27 vjetëve, institucioni është zgjeruar dhe profesionalizuar, ndërsa sot Policia e Kosovës ka mbi 10 mijë pjesëtarë të punësuar të rangjeve të ndryshme, përfshirë edhe personelin mbështetës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika