- Reklama -

Policia e Kosovës sekuestron një veturë dhe mall të konfiskuar për kontrabandë

Me datën 10.03.2024, rreth orës 14:00, Policia e Kosovës, respektivisht njësiti i Task Forcës, bazuar në informacionet dhe veprimet hetimore në rrugën magjistrale Dheu i Bardhë Gjilan, kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollimit është vërejtur se i njëjti në veturën e tij kishte të ngarkuara dy pako me barna të ndryshme me banderola të Serbisë.

- Reklama -

Lidhur me rastin personi i dyshuar ka pranuar se ka edhe barna tjera në Prishtinë, me ç’rast njësia e TASKFORC-ës së bashku me Doganën e Kosovës dhe Hetimet Rajonale kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin e shtetit është kryer kontrolli në garazhin e të dyshuarit ku janë gjetur: 169 artikuj barnash të ndryshme, vlera e tyre llogaritet të jetë rreth tridhjetë mijë (30) mijë euro pa llogaritur shmangiet doganore. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit inicohet rasti kontrabandë me mallra.

Vetura dhe barnat janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort