Sot me 14.01.2021, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion të rëndësishëm me pajisje nga shteti Gjerman. Muajt e fundit Gjermania i ka dhuruar Policisë së Kosovës donacion në pajisje dhe vetura në vlerë mbi gjysmë milionio euro.
Sot Dorëzim-Pranimi i donacionit në pajisje për Policinë u bë nga Ambasadori gjerman në Prishtinë z. Joern Rohde dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti.
Me rastin e pranimit të këtij donacioni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti shprehu falenderimin e tij për popullin dhe shtetin Gjerman në ndihmën e ofruar në vazhdimësi për Policinë e Kosovës. Pajisjet e dhuruara rrisin efikasitetin e punës operacionale të Policisë së Kosovës, veçanërisht të policisë kufitare dhe kjo gjithashtu ndikon në rritjen e sigurisë për qytetarët tanë. Policia e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për ndihmën e ofruar nga partnerët tanë dhe pajisjet e ofruara sot nga shteti gjerman do të përdoren në mënyrën më të mirë.






