LAJME

Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët për e-maila të rremë

Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët për e-maila të rremë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Tetor 2025, 19:55

Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj disa e-mailave mashtrues që po qarkullojnë, të cilët përmbajnë informacione të rreme dhe të falsifikuara.

Në njoftim të policisë thuhet se këto e-maila pretendojnë të jenë dërguar nga zyrtarë të lartë të institucioneve si Policia e Kosovës, FBI, INTERPOL, apo Agjencia e Sigurisë Kibernetike, por në fakt janë dërguar nga persona të panjohur me qëllime mashtruese.

Këto mesazhe përmbajnë njoftime të rreme lidhur me “ftesa për arrestim të menjëhershëm” ose “detyrime urgjente për paraqitje në polici”.

Policia thekson se e-mailat zyrtarë të institucionit kanë gjithmonë domenin përkatës zyrtar, dhe asnjëherë nuk dërgojnë kërkesa për të dhëna personale apo dokumente përmes mesazheve elektronike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika