Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga stafi i lartë menaxhues, ka pritur në takim drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, dhe drejtorin e Departamentit Mjekësor të SHSKUK-së, Ardian Shefkiu, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga drejtorë të klinikave të ndryshme mjekësore.
Policia e Kosovës ndan mirënjohje për personelin mjekësor për kontributin e dhënë

Në shenjë mirënjohje për mbështetjen e dhënë në përkrahjen shëndetësore ndaj punonjësve të policisë, drejtori Hoxha ka ndarë mirënjohje për menaxhmentin dhe personelin mjekësor.
“Angazhimi i personelit mjekësor, për të cilët PK-ja është mjaft falënderuese dhe mirënjohëse, ka ndikuar në ngritjen e efikasitetit të punës së punonjësve policorë në kryerjen e detyrave zyrtare për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ramdan Braliu: LVV pritet të ruajë epërsinë elektorale, opozita ende pa alternativë bindëse

Ish-ambasadori Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

SBASHK kërkon dialog të hapur me qeverinë e re: Rënia e numrit të nxënësve dhe ikja e mësimdhënësve, shqetësuese

