Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Fisnik (Muharrem) Qenaj, i lindur më 22.03.2003, banues në fshatin Romajë të Prizrenit.
Lidhur me rastin e iniciuar në Stacionin Policor në Gjakovë “lëndim i rëndë trupor”, Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore me ç’rast edhe është identifikuar i dyshuari në fjalë.
- Reklama -
Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë dhe ai ende gjendet në arrati.
Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës: kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.

- Reklama -