LAJME

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi të dyshuar në Prizren

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi të dyshuar në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Mars 2023, 10:25

Policia e Kosovës përmes një postimi në facebook, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për zbulimin e vendnodhjes se një personi i cili është duke u kërkuar për një vepër penale të ndodhur më 28/02/2023, ora 19:15, në rrugën “William Walker” në Prizren, pranë hyrjes së objektit të banimit “RAFII”.

Po ashtu, i njëjti person dyshohet se ka kryer edhe disa raste të tjera të ngjashme në një periudhë disaditore të cilët janë të raportuara në Stacion Policor në Prizren.

“Me qëllimin që të zbulohet sa më parë vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të marra nga kamerat e sigurisë .
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”. thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.
May be an image of 1 person and standing
May be an image of 1 person

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika