LAJME

Policia e Kosovës identifikon mjete të paregjistruara përmes veturave me pajisje inteligjente

Policia e Kosovës identifikon mjete të paregjistruara përmes veturave me pajisje inteligjente
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Gusht 2023, 11:34

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia Mobilie me Pajisje Inteligjente, gjatë kontrollit në trafik, përmes veturës me pajisje inteligjente “SMART PATROL”, ka identifikuar duke qarkulluar mjetin e transportit të udhëtarëve (autobus) të paregjistruar. Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit i është shqiptuar gjobë prej 300 euro, i janë konfiskuar targat dhe është larguar nga trafiku.

”Njësia Mobilie me Pajisje Inteligjente gjatë kontrollit në trafik përmes veturës me pajisje inteligjente “SMART PATROL” ka identifikuar duke qarkulluar mjetin e transportit të udhëtarëve (autobus) të paregjistruar, ku përveç shqiptimit të gjobës (300 €) të njëjtit i janë konfiskuar targat dhe është larguar nga trafiku.” njofton Policia e Kosovës./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika