Në orët e mesditës së sotme, dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor Vushtrri, derisa ishte në detyrë, patrullim në këmbë në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, kanë gjetur një shumë prej 800 eurove.
Policia e Kosovës i kthen qytetarit 800 euro të humbura

Pas ndërmarrjes së masave hetimore-operativë dhe veprime procedurale, është arritur të identifikohet personi, të cilit i kishin humbur paratë. Pas procedurave të verifikimit, shuma e parave i është dorëzuar personit që i kishin humbur.
Qytetari, të cilit i kishin humbur paratë, ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe ka shprehur falënderimin e tij për profesionalizimin dhe punën e kryer në shërbim të qytetarëve të vendit, njofton Policia e Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

