Policia e Kosovës është e gatshme të jetë anëtarë e INTERPOL-it dhe i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme por kërkesa për aplikim në INTERPOL varet nga Qeveria e Kosovës.
Kështu tha Besnik Sallahu, Drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në fushën e Zbatimit të Ligjit, ILECU/NJBNZL në Policinë e Kosovës në takimin e organizuar nga EULEX me temën e “bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe pse është i rëndësishëm ai”.
Ndërsa, sa i takon bashkëpunimit ndërkomnëtar ai tha se Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitet teknike dhe ligjore në këtë aspekt.





