- Reklama -

Policia e Kosovës dhe ajo e Turqisë me trajnim të përbashkët kundër lojërave të paligjshme të fatit

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të Turqisë në Prishtinë, kanë realizuar një trajnim të specializuar me temën: “Luftimi i Basteve dhe Lojërave të pa Ligjshme të Fatit Online”,

Ky trajnim i përbashkët është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, nga data 26 deri më 30.06.2025.

- Reklama -

Pjesë e këtij trajnimi ishin 18 hetues për hetimin e krimeve kibernetike nga të gjitha rajonet policore të Kosovës, si dhe nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, të cilët u angazhuan në një program intensiv të ndërtuar mbi përvojat më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.

“Ligjërues në trajnim ishin dy ekspertë të lartë nga Policia e Turqisë, të cilët ndanë njohuritë e tyre të avancuara për metodat bashkëkohore të hetimit dhe parandalimit të veprimtarive të jashtëligjshme online, me fokus të veçantë në përdorimin e kriptovalutave, të cilat po përdoren gjithnjë e më shumë në veprimtari kriminale në nivel global”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në këtë trajnim  thuhet se pjesëmarrësit u aftësuan në identifikimin dhe ndalimin e faqeve të internetit që ofrojnë lojëra të paligjshme të fatit, hetimin e rrjeteve kriminale që operojnë në mënyrë anonime në internet, gjurmimin e transaksioneve përmes kriptovalutave dhe analizën e rrjeteve financiare ilegale.

Ndërkaq në ceremoninë përmbyllëse morën pjesë Atasheu i Policisë dhe i Xhandarmerisë Turke, përfaqësues të Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, si dhe eprorë të lartë të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës vlerëson se ky trajnim paraqet një kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe e konsideron një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të qasjes institucionale ndaj krimit të organizuar online.
Veprimtaria e lojërave të fatit në Kosovë është e ndaluar me ligj që nga viti 2019.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort