Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses një trajnim 15-ditor për operimin e sistemeve ajrore pa pilot të tipit Skydio, ku u certifikuan 12 zyrtarë policorë.
Sipas njoftimit, pjesëmarrësit kanë përfunduar pjesën teorike dhe praktike, duke u trajnuar për operim dhe menaxhim të dronëve, planifikim të misioneve fluturuese, procedura operative dhe të sigurisë, si dhe përdorim të sistemeve inteligjente të navigimit.





