Kalo te përmbajtja
LAJME

Policia e Kosovës apelon shoferët për kujdes në trafik si pasojë e kushteve atmosferike

Policia e Kosovës apelon shoferët për kujdes në trafik si pasojë e kushteve atmosferike
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Dhjetor 2024, 08:02

Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafik, për kujdes të shtuar dhe përshtatje të shpejtësisë në këto kushte atmosferike dhe reshje.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur që të ketë mbajtje të distancës mes mjeteve gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika