Policia e Kosovës njofton se reshjet e shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa zona të vendit, duke përfshirë: dëmtime të rrugëve, rrëshqitje të dheut dhe dëmtime në ura të caktuara.
Policia thotë se po monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe ka rritur praninë policore në terren për të siguruar qarkullimin dhe për të parandaluar aksidentet.
- Reklama -
“U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar. Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet” – thuhet në njoftim.
- Reklama -
