LAJME

Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik gjatë reshjeve të shiut

TV Prizreni
TV Prizreni
28 Tetor 2025, 22:34

Policia e Kosovës ka apeluar tek shoferët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në kushte të shiut, për të garantuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Në njoftim theksohet se rrugët e lagura rrisin rrezikun e aksidenteve dhe kërkohet respektimi i disa këshillave thelbësore:

Mbani dritat e ndezura për dukshmëri më të mirë.

Zvogëloni shpejtësinë, pasi rruga e lagur kërkon distancë më të gjatë për frenim.

Shmangni shpërqendrimet, veçanërisht përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

Krijoni distancë pasuese mes automjeteve, për të parandaluar përplasjet.

“Mos lejoni që reshjet t’ju ndalin nga kujdesi – siguria është në duart tuaja”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika