VENDI

Policia e konfirmon aksionin Anti-drogë në Mitrovicë

Policia e konfirmon aksionin Anti-drogë në Mitrovicë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2022, 10:49

Para pak çastesh ka raportuar për zhvillimin e një aksioni Anti-drogë në Mitrovicë.

Zhvillimin e këtij aksioni e ka konfirmuar edhe policia.

Në një përgjigje dërguar për Klankosova.tv nga Zyra për Informim e këtij institucioni thuhet se do të jepen detaje të tjera pas përfundimit të operacionit.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale në përgjithësi e në veçanti ndaj narkotikëve, është duke zhvilluar një operacion policor. Për detaje dhe informacione shtesë lidhur me këtë operacion policor i cili është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika