LAJME

Policia e kap në flagrancë kosovarin duke e “vaditur” kanabisin që e kishte kultivuar në oborr

Policia e kap në flagrancë kosovarin duke e “vaditur” kanabisin që e kishte kultivuar në oborr
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shtator 2021, 10:04

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Klinë është arrestuar një person është zënë në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike të cilat i kishte kultivuar.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 6 bimë të llojit kanabis Sativa, ndërsa gjatë bastisjes, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjet dhe sekuestruar dy armë automatike AK 47, 98 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm dhe një palë dylbi të armës.

“Klinë, 23.09.2021 – 12:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësitë policore është zënë në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike të cilat i kishte kultivuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 6 bimë të llojit kanabis Sativa, ndërsa gjatë bastisjes, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjet dhe sekuestruar dy armë automatike AK 47, 98 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. dhe një palë dylbi të armës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika