LAJME

Policia e gjobit dhe i merr lejen kosovarit që voziti automjetin në drejtim të kundërt të autostradës

Policia e gjobit dhe i merr lejen kosovarit që voziti automjetin në drejtim të kundërt të autostradës
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Dhjetor 2021, 10:56

Policia e Kosovës e ka gjobitur me 300 euro, i ka marr lejen dhe i ka dhënë tri pikë negative një personi që ka vozitur në anën e kundërt të autostradës “Arben Xhaferi”.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte vozitur makinën në drejtimin e kundërt në autostradën “Arben Xhaferi”.

“Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. Identifikohet dhe gjobitet (300 euro, tri pikë negative dhe një vit konfiskim i patent shoferit), pasi kishte drejtuar automjetin në kahe të kundërt në autostradë”, thuhet në njoftim.

“Ngasja e automjetit në drejtim të kundërt në autostradën “Arben Xhaferi”

Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. Identifikohet dhe gjobitet (300 € gjobë, tri pikë negative dhe një vit ndalim të drejtimit të automjetit), pasi kishte drejtuar automjetin në kahe të kundërt në autostradë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika