- Reklama -

Policia demanton shkrimin se është kërcënuar nga ministri Sveçla për moslajmërimin e realizimit të operacionit kundër drogës

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar, ka demantuar shkrimin e publikuar sot në portalin paparaci, se kinse shefat e Policisë janë kërcënuar nga ministri i Punëve të Brendshme, për kinse moslajmërimin e tij për megaoperacionin kundër drogës, të realizuar me 3 qershor 2025.

“Shkrimi në fjalë paraqet informacione jo reale, të pavërteta dhe tri pretendime të paqena, se kinse ministri nuk është njoftuar, e që minstri ka pasur takim me shefat e policisë dhe që ka pasur presion, fjalosje etj, për çështje të operacionit në fjalë. Andaj Policia e Kosovës sqaron se, të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë konform autorizimeve ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante të drejtësisë dhe atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, shkruan Policia e Kosovës në Facebook.

- Reklama -

Policia ka bërë të ditur se veprimet operativo – hetimore janë kryer nën urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe në koordinim ndërkombëtar me disa shtete, duke rezultuar me arestimin e 22 personave të dyshuar, bastisjen e 47 lokacioneve dhe konfiskimin e provave të ndryshme materiale.

“Fillimisht veprimet operativo – hetimore janë kryer nën urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili ka siguruar edhe koordinimin ndërkombëtar me shkëmbim të informacioneve me disa shtete si Belgjika, Franca, Holanda dhe Europli, e që ka rezultuar me arrestimin e 22 personave të dyshuar, bastisjen e 47 lokacioneve dhe konfiskimin e provave të ndryshme materiale. Ashtu siç parashihet me ligjin e Policisë së Kosovës, policia është shërbim publik e cila funksionon në kuadër të fushëveprimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe sipas legjislacionit dhe autorizimeve të saja, ka informuar me kohë ministrin e Punëve të Brendshme për realizimin e operacionit policor i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm, por që nuk ka pasur takim me shefat e policisë as para e as pas operacionit dhe se nuk ka pasur asnjë presion apo fjalosje. Mos takimin e ministrit dhe shefat e policive siç potencohet në shkrim, e demanton edhe fakti se ministri i Punëve të Brendshme ka qenë dhe vazhdon të jetë jashtë vendit. Sikurse edhe në rastet tjera të realizimit të aktiviteteve dhe operacioneve policore, edhe në operacionin e datës 3 qershor, policia përmes menaxhmentit të saj ka komunikuar dhe ndarë informacionet e lejuara me ministrin për operacionin policor, dhe siç e potencuam nuk ka pasur asnjë problem, keq komunikim, apo presion siç pretendohet në shkrim. Andaj, shkrimet e tilla nuk iu shërbejnë qytetarëve e as sigurisë publike, pasi veprimet policore janë mbështetur në procedurat e parapara ligjore, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare”, shkruan tutje në reagimin e Policisë së Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort