LAJME

Policia bën thirrje që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes në mjegull

Policia bën thirrje që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes në mjegull
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2023, 12:03

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka bërë apel që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes në mjegull.

Në njoftim thuhet se si pasojë e mjegullës që shfaqet në rrugë çdo ditë shkaktohen aksidente të shumta.

“Kërkohet vëmendje e shtuar gjatë ngasjes kur ka prezencë të mjegullës, e cila ndikon në zvogëlimin e dukshmërisë. Çdo vit, si pasojë e mjegullës që shfaqet në rrugë, shkaktohen aksidente të shumta. Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme! Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika