Vetura dhe shtëpia e një personi në Prizren janë bastisur pasditen e djeshme.
Gjatë një kontrolli të rregullt në rrugën “William Walker”, policia gjeti 0.25 gramë substancë narkotike në veturën e të dyshuarit.
Policia vijoi kontrollin edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjeti dhe 10.42 gramë substancë tjetër narkotike.
Gjatë bastisjes, policia konfiskoi edhe një thikë, një peshore digjitale dhe një telefon mobil.