Në vazhdën e aktiviteteve për ta parandaluar dhe luftuar trafikimin me njerëz, Policia e Kosovës në tri ditët e fundit ka zhvilluar dy operacione dhe ka arrestuar gjithsej pesë persona të dyshuar kosovarë për vepra penale si trafikim me njerëz, shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dhe dhunim.
Dy nga pesë personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.





