LAJME

Policia arreston një person të kërkuar në Prizren

Policia arreston një person të kërkuar në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shtator 2021, 13:12

Policia në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar T.K, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1966, person ky që kërkohej ne bazë të dy urdhëresave me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren e ne koordinim me Gjykatën e Apelit ne Prishtinë-Departamenti Special. I dyshuari kërkohej për veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale’ dhe ‘bixhoz i pa ligjshëm’.

I njëjti me vendim te gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimet me kohe zgjatje prej 7 vite burg dhe 25 000.00 euro gjobë, thuhet në njoftim nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun nga Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren/tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika