Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh në kuadër të operacionit “Pronat në Prizren”.
Policia arreston dy persona për tjetërsim të 18 pronave në Prizren me vlerë rreth 1 milion euro

Sipas Policisë, pas hetimeve disa mujore janë realizuar kontrolle në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren. Të dyshuarit dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të një personi të vdekur prej dekadash dhe përmes procedurave të ndërmjetësimit kanë arritur të tjetërsojnë 18 parcela në një fshat të Prizrenit, me sipërfaqe rreth 3.60 hektarë dhe vlerë afro 1 milion euro.
Gjatë aksionit janë sekuestruar një laptop, dy telefona, 14 mijë e 600 euro dhe dokumente të ndryshme. Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, një tjetër është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një person ndodhet në kërkim policor.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

“Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!” – slogani i PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Jashari e Haxhiu diskutojnë zhvillimin dhe avancimin e Forcës drejt NATO-s

Formohet grupi punues për pensionimin e parakohshëm në Policinë e Kosovës

