LAJME

Policia arrestoi zyrtarin e Aeroportit “Adem Jashari”

Policia arrestoi zyrtarin e Aeroportit “Adem Jashari”
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Tetor 2021, 17:52

Policia e Kosovës të dielën e ka arrestuar një zyrtar të Aerpportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai dyshohet se e ka keqpërdorur detyren zyrtare duke marrë 50 euro për të lënë një udhëtojë të kalojë me bagazhin me pesë kilogramë më tepër.

“Dje më datë datë 10.10.2021, një person i dyshuar mashkull/kosovar, gjatë kryerjes se detyrave në Aeroportin e Prishtinës, si shërbyes i Udhëtareve (PHS, Check-ing), ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat dhe nuk i ka përmbushë detyrat zyrtare me qellim te përfitimit personal. I dyshuari (punëtor i Aeroportit) kishte pranuar pesëdhjetë (50) euro nga ankuesi i cili kishte tejkaluar kilogramët e lejuar në bagazhin e tij (rreth pesë kg me tepër)”.

“I dyshuari në ketë rast pranon (50) euro në këmbim për ta lejuar personin që të vazhdoje tutje pa përfillur procedurat tjera për pagës për kilogramët e tepërt në bagazh.Prokurori kujdestar ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet procedurë penale dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje, përderisa rasti dorëzohet në njësinë e krimeve ekonomike të PK-së për veprime të mëtejme”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika