LAJME

Polici kosovar bashkë me qenin e tij zënë vendin e parë në garën rajonale të mbajtur në Tiranë

Polici kosovar bashkë me qenin e tij zënë vendin e parë në garën rajonale të mbajtur në Tiranë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Qershor 2024, 10:15

Zyrtarë policorë nga Policia e Kosovës kanë marrë pjesë në garën ‘Demonstrimi Rajonal i Njësive Policore të Qeneve (K9)’ në zbulimin e narkotikëve dhe armeve të vogla, që është mbajtur në Tiranë nga data 4 deri më 7 qershor

Siç njofton Policia, në pjesën e garës për dëgjueshmëri, zyrtari policor i PK-së së bashku me qenin e tij, kanë zënë vendin e parë dhe kanë pranuar një trofe simbolik.

Në këtë garë kanë marrë pjesë vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika