LAJME

Polici e rrah të arrestuarin brenda stacionit në Prizren (VIDEO)

Polici e rrah të arrestuarin brenda stacionit në Prizren (VIDEO)
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Korrik 2022, 16:45

Një polic është shfaqur goxha i dhunshëm ndaj një personi të arrestuar që nën pranga është sjellë në stacion policor.

Në një video që portali Klankosova.tv e ka pranuar nga një lexues, shihet se si pjesëtari i forcave të rendit e godet disa herë të arrestuarin që me duar të lidhura mbahet nga disa kolegë të tij.

Sipas dërguesit të videos, rasti ka ndodhur pak javë më parë, në stacionin e policisë së trafikut në Prizren.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika