Policët turq nuk u kanë besuar syve teksa kanë peshuar sasinë e arit që mbante me vete shqiptarja Fatime Reçi kur u ndalua dy ditë më parë në aeroportin e Stambollit.
Asaj iu kapën dy lingota ar me peshë totale 3.1 kilogramë, një numër i madh byzylykësh ari dhe 17 ora të shtrenjta.
Ata dyshuan menjëherë pasi e panë gruan sepse çanta që kishte varur në pjesën e barkut peshonte shumë.





