LAJME

Policët s’do të protestojnë më këtë vit, Sindikata e Policisë pret takime për dialog

Policët s’do të protestojnë më këtë vit, Sindikata e Policisë pret takime për dialog
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Dhjetor 2023, 16:25

Sindikata e Policisë së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku është diskutuar për protestën e përbashkët me Njësinë Speciale Operative dhe njësitë e tjera të mbajtur të shtunën e 9 dhjetorit.

Në komunikatën e lëshuar bëhet me dije se deri në muajin janar nuk do të ketë më ndonjë aktivitet.

“Këshilli Drejtues vendosi që në muajin janar të vitit të ardhshëm të mbahet një takim i KD-së dhe të shikohet se në këtë periudhë kohore, nga protestat e deri në mbledhjen e ardhshme a do të realizohet ndonjë takim në drejtim të dialogut social”, thuhet në kumtesë.

“Arsyeja e kësaj periudhe kohore është për të dhënë hapësirë për dialog dhe pasi që është fundi i vitit si dhe për shkak të festave që pasojnë nuk mund të realizohet ndonjë aktivitet sindikal”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika