Më datë 3 korrik të këtij viti, në Drejtorin Rajonale të Policisë së Prizrenit është organizuar një fushatë e dhurimit vullnetar të gjakut me moton “ Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë”.
Ky organizim është zhvilluar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, me ç’rast shumë zyrtar policor si dhe staf civilë të punësuar në polici kanë dhënë gjak vullnetarisht.







