LAJME

Policët e rënë në krye të detyrës, Sindikata e Policisë: Përjetësisht në zemrat tona

Policët e rënë në krye të detyrës, Sindikata e Policisë: Përjetësisht në zemrat tona
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Korrik 2024, 10:31

Sindikata e Policisë së Kosovës ka publikuar listën me emrat dhe fotografitë e policëve që ranë në krye të detyrës.

Në një postim në Facebook, Sindikata thotë se këta heronj janë simbol i kurajos dhe përkushtimit.

“Sot, në Ditën Memoriale të Heronjve të Policisë së Kosovës, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë të gjithë ata që kanë sakrifikuar jetët e tyre për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit tonë. Këta heronj janë simbol i kurajos dhe përkushtimit, dhe trashëgimia e tyre do të jetojë përjetësisht në zemrat tona. Lavdi përherë heronjve të Policisë së Kosovës! Sindikata e Policisë së Kosovës”, thuhet në postim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika