Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Kosovë, për nder të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut sot Prishtinë, ka organizuar javën e dhurimit vullnetar të gjakut.
Për rëndësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij, gjatë kësaj jave do të jetë në fokus edhe falënderimi për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut, të cilët me dhurimin e gjakut të tyre shpëtojnë jetë çdo ditë.
Policia e Kosovës jo vetëm sot por në vazhdimësi është pranë qytetarëve të Kosovës në forma të ndryshme.
Demos ka siguruar pamje të zyrtarëve policor ku kanë vendosur që në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, të dhurojnë vullnetarisht gjak.
Në numër të madh e të organizuar, policët kosovar, dëshmojnë se përveç që kam mision të tyre ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim, ata përmes dhurimit të gjakut, i shërbejnë kauzës “Dhuro gjak, shpëto jetë”.
Dita botërore e dhurimit të gjakut shënohet prej vitit 2004 dhe ka për qëllim dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e atyre në nevojë.