LAJME

Po vazhdojnë punimet në rrugën “Shuaip Spahiu” në qendër të Prizrenit

Po vazhdojnë punimet në rrugën “Shuaip Spahiu” në qendër të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Gusht 2024, 13:23

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në qendrën e Prizrenit, punimet në rrugën “Shuaib Spahiu” po vazhdojnë sipas planit.

Sipas njoftimit të komunës, në këtë rrugë të rëndësishme, që lidhet direkt me sheshin “Shatërvan”, aktualisht po shtrohet trotuari me kalldrëm, pas përfundimit të intervenimeve në komplet sistemin e infrastrukturës nëntokësore.

“Ndryshimet e bëra do ta përmirësojnë qarkullimin dhe estetikën e kësaj zone qendrore të qytetit.”, thuhet në fund të njoftimit nga komuna e Prizrenit./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika