VENDI

Po udhëtonte drejt Dubait, kapet në Rinas kosovari me mijëra euro të padeklaruara

Po udhëtonte drejt Dubait, kapet në Rinas kosovari me mijëra euro të padeklaruara
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Korrik 2021, 11:14

Policia e Rinasit ka vijuar kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia Kufitare në Rinas pas kontrolleve të shtetasit kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai i janë sekuestruar 15000 euro të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën ”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 15000 euro, procedohet penalisht 37-vjeçari nga Kosova.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në dalje në PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e shtetasit kosovar, 15000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën ”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika